Ekonomi

Vlera e Bitcoin shkon mbi 41 mijë dollarë

Vlera totale e tregut të kriptos është rritur në mbi 3,77 për qind, duke arritur në rreth 1,54 trilion dollarë

Bahattin Gönültaş  | 04.12.2023 - Përdıtësım : 05.12.2023
Vlera e Bitcoin shkon mbi 41 mijë dollarë

Berlin

Bitcoin shënoi rritje të vlerës së saj duke arritur në mbi 41 mijë dollarë për herë të parë në 20 muaj sot me shpresën se fondet e me të cilat tregtohet në bursë (ETF) do të marrin miratimin, transmeton Anadolu.

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë regjistroi një rritje ditore prej 5,65 për qind duke arritur deri në 41.688 dollarë në orën 05:30 GMT, që shënon nivelin e saj më të lartë që nga prilli 2022.

Vlera totale e tregut të kriptove shënoi rritje për 3,77 për qind në baza ditore në 1,54 trilion dollarë, sipas të dhënave nga faqja e internetit e përcjelljes së çmimeve të aseteve digjitale, CoinMarketCap.

Kjo u mbështet edhe nga të dhënat që tregonin për ngadalësimin e inflacionit në ShBA, duke nxitur pritshmëritë se Fed i ka dhënë fund rritjes së normave të interesit.

Rritja javore e çmimit të Bitcoin tejkaloi 11 për qind që nga e hëna.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) pritet të miratojë ETF-të për investime në Bitcoin, gjë që po rrisë interesin e investitorëve profesionistë për kriptomonedhën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın