Tuba Şahin
18 Dhjetor 2020•Përditësim: 18 Dhjetor 2020
Së bashku me blerjen e mjeteve ajrore pa pilot (UAV) nga Turqia, Ukraina do të forcojë flotën e saj me korvetat e klasës Ada falë një marrëveshjeje të re midis dy vendeve, deklaroi sot autoriteti turk i industrisë së mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Bashkëpunimi i industrisë së mbrojtjes midis Turqisë dhe Ukrainës vazhdon të rritet", shkroi Presidenca e Industrisë Mbrojtjes të Turqisë (SSB) në Twitter.
Zyrtarët e mbrojtjes të të dyja vendeve nënshkruan marrëveshje për mjetet ajrore pa pilot (UAV) dhe korvetat e klasës Ada gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas Kiev nga Ismail Demir, kreu i SSB.
Sipas marrëveshjes së prokurimit, Ukraina synon të forcojë flotën e saj në mënyrë që të rrisë sigurinë në Detin e Zi dhe Detin Azov.
Korveta e klasës Ada mund të kryejë përcaktimin, vendndodhjen, klasifikimin, identifikimin dhe shkatërrimin e shënjestrave ajrore, tokësore dhe nënujore si dhe të sigurojë mbështetjen e zjarrit detar.
Përveç shmangies së çdo kërcënimi të mundshëm, korvetat mund të kryejnë operacione detare siç janë mbikëqyrja detare dhe patrullat, mbrojtja bregdetare dhe e infrastrukturës dhe mbikëqyrja e zonave ekskluzive ekonomike.