Nuran Erkul
03 Gusht 2017•Përditësim: 04 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Konsorciumi i kryesuar nga Siemens, si ofruesi më i përshtatshëm në tender, ka fituar punën për ndërtimin e turbinave të parë me erë në Turqi me kapacitet prej një mijë megavatësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për projektin e quajtur Burime Ripërtëritëse të Energjisë me Erë (YEKA), ndërsa konsorciumi në krye me Siemens ka afat prej 21 muajve që të ndërtojë një sërë turbinash me kapacitet të përgjithshëm prej një mijë megavat energji elektrike.
Ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore të Turqisë, Berat Albayrak pas hapjes së ofertës së tenderit deklaroi sot se fakti se Siemens do të realizojë projektin me kapacitet të tillë është një mesazh shumë i fuqishëm për rajonin dhe botën.
“Mendoj se ky rezultat i procedurës së tenderit do të jep kontribut të madh në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë”, tha Albayrak.