Ekonomi

Turqi, arsimi dhe shëndetësia prioritetet kyçe në buxhetin e vitit 2020

Buxheti për vitin 2020 do të jetë buxheti i 18-të i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe i dyti i sistemit presidencial të qeverisjes

Aysu Biçer   | 18.10.2019
Turqi, arsimi dhe shëndetësia prioritetet kyçe në buxhetin e vitit 2020

Ankara

Turqia ka ndarë 88.5 miliardë lira turke (15 miliardë dollarë) për investime publike në sektorët e transportit, industrisë, shëndetësisë dhe arsimit, tha të enjten kreu i Drejtorisë së buxhetit, Naci Agbal, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një brifing për media për të zbuluar detajet e projekt-buxhetit të vitit 2020, Agbal tha se shpenzimet janë parashikuar në 1.095 trilion lira (0,19 trilion dollarë). Gjithashtu, shpenzimet e jo-interesit do të mblidhen në 956.5 miliardë lira (163.14 dollarë).

"Të ardhurat buxhetore u parashikuan në 956.6 miliardë lira (162 miliardë dollarë) dhe të ardhurat nga taksat në 784.6 miliardë lira (133 miliardë dollarë). Deficiti buxhetor ishte parashikuar në 138.9 miliardë lira (gati 23 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm", tha ai.

"Të ardhurat buxhetore u parashikuan në 956.6 miliardë lira (162 miliardë dollarë) dhe të ardhurat nga taksat në 784.6 miliardë lira (133 miliardë dollarë). Deficiti buxhetor është parashikuar në 138.9 miliardë lira (gati 23 miliardë dollarë) për vitin e ardhshëm", tha ai.

Ai shtoi se qeveria ka rritur shpenzimet bujqësore, më shumë se vitin e kaluar 33.4 miliardë lira (afër 5.67 miliardë dollarë). Gjithashtu, 22 miliardë lira (3.7 miliardë dollarë) janë ndarë për programet e mbështetjes së bujqësisë.

"Mbështetja e sektorit real do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me një ndarje prej 44.5 miliardë lira (7.56 miliardë dollarë)", tha ai.

"Gjithsej 188.6 miliardë lira (32 miliardë dollarë) do të ndahen për shpenzime në sektorin e shëndetësisë", tha ai.

Sektori i shëndetësisë ka mbajtur prioritetin kryesor për qeverinë me ndarjen e buxhetit të tij duke u rritur nga 11.3 për qind në vitin 2002 në 17.2 për qind në vitin 2020.

Zyrtari turk tha se shëndetësia dhe arsimi do të mbeten prioritetet kryesore në buxhetin e ardhshëm.

Po ashtu, qeveria ka vendosur një objektiv të ardhurash prej 10 miliardë lira (1.71 miliardë dollarë) nga privatizimi në vitin 2020.

Buxheti për vitin 2020 do të jetë buxheti i 18-të i Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe i dyti i sistemit presidencial të qeverisjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın