Ekip
16 Prill 2019•Përditësim: 17 Prill 2019
Këshilli i Përkohshëm Ushtarak (MTC), që udhëheq Sudanin, duket se ushtron presion mbi figurat e lidhura me regjimin e ish-presidentit Omar al-Bashir, i cili u rrëzua nga ushtria javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të sotme, MTC njoftoi shkarkimin e kreut të agjencisë shtetërore të radios dhe televizionit të Sudanit, Mohamed Hamid Suleiman.
Këshilli qeverisës po ashtu njoftoi se guvernator ushtarak i Shtetit Khartoum është emëruar Murtada Abdullah Warag.
Të dielën, MTC po ashtu shkarkoi kreun e këshillit, Awad Ibn Auf dhe zëvendësin e tij, si dhe njoftoi ndryshime gjithëpërfshirëse në udhëheqjen e ushtrisë.
Këshilli pranoi edhe dorëheqjen e shefit të sigurisë kombëtare, Salah Gosh.
Sipas njoftimeve, Mohamed Atta al-Moula, ambasadori sudanez në SHBA, po ashtu është shkarkuar nga MTC.