Ekonomi

SHBA-ja fillon zyrtarisht shitjen e naftës venezueliane

"SHBA-ja ka finalizuar shitjen e parë të naftës venezueliane, me vlerë prej 500 milionë dollarësh", tha një zyrtar i administratës për CNN

Mücahithan Avcıoğlu  | 15.01.2026 - Përdıtësım : 15.01.2026
SHBA-ja fillon zyrtarisht shitjen e naftës venezueliane

Stamboll

SHBA-ja ka finalizuar shitjen e parë të naftës venezueliane, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, tha një zyrtar i administratës për CNN, transmeton Anadolu.

Zyrtari shtoi se priten më shumë shitje të naftës në ditët dhe javët në vijim.

Më parë këtë muaj, presidenti amerikan Donald Trump tha se ka pasur ndërmend të kishte akses në rezervat e naftës së Venezuelës, më të mëdhatë në botë, pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në vend dhe kapjes së presidentit Nicolas Maduro.

Edhe pse nuk është e qartë se nga erdhi kjo shifër, Trump deklaroi të premten se industria e naftës do të kontribuojë të paktën 100 miliardë dollarë për të riparuar sektorin e dëmtuar të energjisë së Venezuelës.

Ai tha se SHBA-ja do të eksportojë 30-50 milionë fuçi naftë venezueliane në bashkëpunim me korporatat amerikane. Të premten, drejtuesit e energjisë amerikane në Shtëpinë e Bardhë vunë në dyshim planet e administratës për të përfituar nga nafta e Venezuelës.

"Është e painvestueshëm", paralajmëroi zyrtarët drejtori ekzekutiv i ExxonMobil, Darren Woods ndërsa diskutonin sfidat e kryerjes së biznesit në Venezuelë. "Ekzistojnë një numër kornizash ligjore dhe tregtare që do të duhej të krijoheshin për të kuptuar se çfarë lloj kthimesh do të merrnim nga investimi", njoftoi ai.

Ndërkohë, specifikat e shitjes së parë të naftës mbetën të paqarta të mërkurën.

"Ekipi i presidentit Trump po lehtëson diskutime pozitive dhe të vazhdueshme me kompanitë e naftës që janë të gatshme dhe të vullnetshëm të bëjnë investime të papara për të rivendosur infrastrukturën e naftës së Venezuelës", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers, në një deklaratë, sipas CNN.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.