Ekonomi

Rritet qarkullimi në ekonominë turke

Indeksi i qarkullimit total, përfshirë sektorët e tregtisë, industrisë, ndërtimit, shërbimeve regjistruan rritje me 97 për qind nga viti i kaluar

Tuba Şahin   | 11.06.2021
Rritet qarkullimi në ekonominë turke

Ankara

Qarkullimi total i ekonomisë turke gati u dyfishua në prill, me rritje prej 97 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmirësimi erdhi nga rritjet në sektorë të industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve, tha TurkStat në një deklaratë.

Qarkullimi në sektorin e industrisë u rrit me 120.4 për qind në bazë vjetore në prill ndërsa tregtia shënoi rritje me 92.5 për qind.

Indeksi i shërbimeve dhe i ndërtimit u rritën 77.6 për qind, përkatësisht 55.9 për qind.

Indeksi i qarkullimit total me rregullim sezonal dhe kalendarik ra me 1.8 për qind në prill në bazë mujore.

Krahasuar me marsin, industria ishte sektori i vetëm që shënoi rritje me 3.9 për qind në maj ndërsa tregtia, shërbimet dhe ndërtimi ranë me 5.4 për qind, 2.7 për qind dhe 0.1 për qind.

Sipas TurkStat, qarkullimi është një tregues i rëndësishëm afatshkurtër që shërben për të vlerësuar situatën ekonomike të vendit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın