Qarkullimi total i ekonomisë turke dyfishohet në mars
Kjo u nxit nga rritja e konsiderueshme në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve, njoftoi Instituti i Statistikave (TurkStat)

Ankara
Qarkullimi total i ekonomisë turke është rritur me 112.9 për qind në nivel vjetore në mars, bëri të ditur sot autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kjo u nxit nga rritja e konsiderueshme në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve, njoftoi Instituti i Statistikave (TurkStat).
Rritja më e madhe vjetore prej 130.6 për qind u regjistrua në sektorin e shërbimeve, e ndjekur nga industria me 126.4 për qind.
Qarkullimi në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit u rrit përkatësisht me 102.3 për qind dhe 83.2 për qind gjatë këtij muaji.
“Industria u rrit me 6.9 për qind, ndërtimi me 9.1 për qind, tregtia me 8.6 për qind dhe shërbimet u rritën me 10.9 për qind në bazë mujore në mars 2022”, thuhet në një deklaratë të TurkStat.