Övünç Kutlu
05 Qershor 2020•Përditësim: 05 Qershor 2020
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj jo-OPEC të naftës do të takohen të shtunën për të diskutuar marrëveshjen e tyre për prodhimin e naftës, tha sot Ministria ruse e Energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
OPEC dhe grupi i quajtur si OPEC-plus i cili përfshin 23 vende prodhuese të naftës do të zhvillojnë takimet e tyre përkatëse më 6 qershor, kësaj radhe për një ditë dhe jo për dy ditë si zakonisht, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
Qëllimi kryesor i takimit do të jetë zgjatja e frenimit të prodhimit prej 9.7 milionë fuçi në ditë të naftës OPEC-plus përtej 30 qershorit kur skadon marrëveshja.
Arabia Saudite, udhëheqësi 'de facto' i OPEC-ut dhe Rusia udhëheqësi i jo-OPEC-ut raportohet të kenë rënë dakord për zgjatje të marrëveshjes të paktën edhe për një muaj.
Takimet fillimisht u caktuan për 9 dhe 10 qershor. Megjithatë, ministrat e anëtarëve të OPEC-plus nuk u pajtuan për datën e takimit pasi morën informacione se Iraku, Nigeria dhe Kazakistani nuk kanë zbatuar plotësisht planet e tyre të frenimit të prodhimit të naftës në maj.