Ekonomi

Kompanitë ajrore amerikane anulojnë fluturimet për në Tel Aviv

United Airlines, Delta Air Lines dhe American Airlines, që gjenden në mesin e linjave kryesore ajrore të SHBA-së, kanë vendosur të anulojnë fluturimet e tyre për në Tel Aviv

Dilara Zengin  | 12.05.2021 - Përdıtësım : 13.05.2021
Kompanitë ajrore amerikane anulojnë fluturimet për në Tel Aviv

Washington DC

United Airlines, Delta Air Lines dhe American Airlines, që gjenden në mesin e linjave kryesore ajrore të SHBA-së, kanë vendosur të anulojnë fluturimet e tyre për në Tel Aviv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga platforma gjurmuese e fluturimeve FlightAware, fluturimet e United Airlines, Delta Air Lines dhe American Airlines nga SHBA-ja për në Tel Aviv të mërkurën dhe të enjten janë anuluar.

Zëdhënësit e linjave United Airlines dhe Delta Air Lines konfirmuan anulimet në fjalë, duke deklaruar se ata po monitorojnë situatën në Izrael, ku së fundmi janë rritur tensionet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın