Riyaz Khaliq
04 Nëntor 2020•Përditësim: 04 Nëntor 2020
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë të ditur se Kina synon të rrit importet e saj në 22 trilionë dollarë në 10 vitet e ardhshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Vendet e mëdha duhet të udhëheqin me model, ekonomitë e mëdha duhet të veprojnë në parimë të shëndosha dhe vendet në zhvillim duhet të luajnë një rol aktiv në promovimin e hapjes dhe ndarjes së përgjegjësive", tha Xi në fjalimin e tij në edicionin e tretë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE).
Sipas tij, "duke punuar së bashku do të avancohet zhvillimi i përbashkët i botës sonë".
Xi tha se pritja e ngjarjes tregtare globale CIIE është një shprehje e "dëshirës së sinqertë të Kinës për të ndarë mundësitë e saj të tregut me botën dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike globale".
Ai theksoi nevojën për "hapje, bashkëpunim dhe unitet për rezultate fitimprurëse" dhe për t'u përballur me pasiguritë që burojnë nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
"Kina pret të importojë mbi 22 trilionë dollarë produkte si shumë të akumuluar në 10 vitet e ardhshme", tha Xi.
Presidenti kinez u kërkoi të gjitha vendeve të mbrojnë sistemin tregtar shumëpalësh, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë si gur themel të saj, si dhe të përmirësojë "rregullat e qeverisjes ekonomike globale për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore".
"Ne do të zgjerojmë me vendosmëri hapjen e gjithanshme dhe do të eksplorojmë mënyra më efikase për të lidhur tregjet e brendshme dhe të huaja, si dhe për të ndarë faktorët e prodhimit të burimeve", shtoi presidenti Xi.