Gökhan Ergöçün
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Banka e Japonisë vendosi të mbajë normën e interesit në minus 0.1 për qind, sipas një njoftimi të sotëm për media, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë mbledhjes për politikën monetare të bankës, duke filluar nga e mërkura, banka ka vendosur të vazhdojë blerjen e "një sasie të nevojshme të obligacioneve të qeverisë japoneze pa vendosur kufi të lartësisë".
"Banka do të blejë fonde të tregtueshme në shkëmbim dhe fonde të investimeve në pasuri të paluajtshme në Japoni sipas nevojës me kufijtë lartësisë prej rreth 12 trilionë jen (92 miliardë dollarë) dhe rreth 180 miliardë jen (1.3 miliardë dollarë), me ritmet vjetore të rritjes në shumat e tyre të papaguara”, thuhet në njoftimin e bankës.
Banka tha se do të vazhdojë me "lehtësimin sasior dhe cilësor monetar me kontrollin e kurbës së yield-eve" për arritjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve prej 2 për qind.
Pas vendimit, jeni japonez ra nivelin më të ulët të 20 viteve kundrejt dollarit amerikan në 0.768.
Në një tjetër deklaratë sot, banka tha se ekonomia e vendit ka të ngjarë të rimëkëmbet falë masave ekonomike të qeverisë.
Banka tha se çmimet e mallrave, duke u rritur për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, pritet të ushtrojnë presion mbi ekonominë japoneze. "Normat e parashikuara të rritjes për vitin fiskal 2021 dhe 2022 janë më të ulëta për shkak të efekteve të faktorëve si ringjallja e COVID-19, rritja e çmimeve të mallrave dhe ngadalësim në ekonomitë e huaja", thuhet në deklaratë.
"Megjithatë, norma e parashikuar e rritjes për vitin fiskal 2023 është më e lartë, pjesërisht për shkak të rikthimit nga projeksioni më i ulët në vitin e kaluar", theksoi banka.