Abdullah Aşıran
31 gusht 2022•Përditësim: 01 shtator 2022
Inflacioni në muajin korrik në Holandë i cili ishte 11.6 për qind, është rritur në 13.6 për qind në muajin gusht me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Institucioni i Statistikave të Holandës (CBS) publikoi të dhënat e inflacionit për muajin gusht në vend në përputhje me Bashkimin Evropian.
Sipas kësaj, norma e inflacionit e cila në korrik ishte 11.6 për qind, arriti në 13.6 për qind në muajin gusht. Ndërkohë inflacioni në gushtin e vitit të kaluar në Holandë ishte në nivelin prej 2.7 për qind.
Shkaku kryesor për rritjen e inflacionit në muajin gusht në Holandë është energjia.
Inflacioni në Holandë arriti në nivel rekord me 11.1 për qind në vitin 1975 ndërkohë që kjo normë u tejkalua në muajin mars të këtij viti.