Ata Ufuk Şeker
28 korrik 2022•Përditësim: 29 korrik 2022
Inflacioni në Belgjikë në muajin korrik vazhdoi të qëndrojë në nivelet më të larta që nga viti 1982, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Statistikave të Belgjikës (Statbel) publikoi të dhënat e inflacionit të vendit për muajin korrik.
Sipas të dhënave, inflacioni i cili në qershor në Belgjikë ishte 9,65 për qind ndërsa në korrik arriti në 9,62. Kështu që inflacioni në vend vazhdoi të qëndrojë në nivelet më të larta që nga viti 1982.
Inflacioni i cili ka arritur kulmin në Belgjikë në muajt e fundit, ka arritur nivele të ngjashme për herë të fundit 40 vjet më parë.
Rritjet më të ndjeshme të çmimeve në korrik ishin biletat e avionëve, akomodimi, sigurimet, mishi, energjia elektrike, produktet e qumështit, lënda djegëse për ngrohje dhe automjetet.
Arsyeja kryesore e rritjes së inflacionit në vend ishte energjia. Rritja e çmimit të energjisë ka arritur në 49,11 për qind. Kontributi i produkteve energjetike në inflacionin e korrikut ishte 4,34 për qind.
Në Belgjikë, çmimet e energjisë elektrike u rritën me 44,7 për qind, çmimet e gazit natyror u rritën me 97 për qind dhe çmimi i lëndëve djegëse për ngrohje u rrit me 68,9 për qind në korrik krahasuar me një vit më parë.