Ekonomi

Hidrocentralet kryesojnë në prodhimin e energjisë në Norvegji

Përveç hidrocentraleve, vendi ka prodhuar 3.7 për qind të energjisë elektrike të tij nga mullinjtë e erës dhe 2.9 për qind nga energjia termike

Murat Temizer  | 15.08.2019 - Përdıtësım : 15.08.2019
Hidrocentralet kryesojnë në prodhimin e energjisë në Norvegji

Ankara

Hidrocentralet kanë prodhuar 93.4 për qind të energjisë elektrike të Norvegjisë në qershor, që është i barasvlershëm me 9.47 teravat-orë (TWh), sipas Zyrës Norvegjeze të Statistikave (SSB) të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç hidrocentraleve, vendi ka prodhuar 3.7 për qind të energjisë elektrike të tij nga mullinjtë e erës dhe 2.9 për qind nga energjia termike.

Nxjerrja e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror, si dhe prodhimi intensiv i energjisë përbëjnë pjesën më të madhe të konsumit.

Konsumi i energjisë elektrike i vendit nordik u rrit me 1.7 për qind në qershor, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.