Tuba Onğun
13 Korrik 2022•Përditësim: 13 Korrik 2022
Shkalla vjetore e inflacionit të Gjermanisë arriti në 7.6 për qind në qershor, e udhëhequr nga çmimet e larta të energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra ishte në rënie nga 7.9 për qind në maj, në përputhje me vlerësimin e parë, sipas Zyrës Federale të Statistikave të vendit Destatis.
Çmimet e energjisë u rritën 38 për qind nga një vit më parë në qershor ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 12.7 për qind në të njëjtën periudhë.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.1 për qind në muajin qershor.