Ekonomi

Eksporti i Turqisë arrin në 15.2 miliardë dollarë në shtator

Shifrat tejkalojnë performansat e forta të vitit të kaluar, tha ministrja e tregtisë

Tuba Şahin  | 02.10.2019 - Përdıtësım : 02.10.2019
Eksporti i Turqisë arrin në 15.2 miliardë dollarë në shtator ( Sezgin Pancar - Anadolu Agency )

Ankara

Eksportet e Turqisë në total kanë arritur në 15.2 miliardë euro në shtator, duke tejkaluar performancat e mrekullueshme të vitit të kaluar, tha sot ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).

Importet vjetore të vendit shënuan rritje prej 0,15 për qind duke arritur në afër 17 miliardë dollarë mujin e fundit, tha Pekcan në një konferencë për media në Mersin, qytetin bregdetar të Mesdheut në jug të Turqisë.

Në shtator 2018, eksportet u rritën me 22,6 për qind në bazë vjetore për të arritur shifrat më të larta ndonjëherë në 14.5 miliardë dollarë.

"Muajin e kaluar, shtetet në të cilat eksportuam më së shumti ishin Gjermania, Britania dhe Italia, respektivisht kjo përbën 22,2 për qind të eksportit total turk ndërsa Rusia, Kina dhe Gjermania radhiten të parat në vendet importuese, që përbën 29,7 për qind të totalit të importit të vendit", tha Pekcan.

Ajo potencoi se eksportet turke kanë arritur të depërtojnë në 214 tregje të ndryshme në muaj.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2019, eksportet e Turqisë u rritën me 2,6 për qind nga viti në vit për të arritur në 132.5 miliardë dollarë, tha ajo.

Pekcan nënvizoi se boshllëku i tregtisë së jashtme në periudhën janar-shtator ra ndjeshëm me 68,8 për qind në 16.4 miliardë dollarë.

Sipas saj, norma e mbulimit të eksport-importit u rrit në 86,1 për qind nga janari në shtator, nga 71,1 për qind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.