Tuba Onğun
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Ekonomia amerikane u tkurr papritur me 1.4 për qind në bazë vjetore në tremujorin e parë të 2022, treguan sot të dhënave nga Departamenti i Tregtisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tregu kishte vlerësuar se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rritej me një normë vjetore prej 1.1 për qind nga janari në mars.
Në tremujorin e katërt të 2021, PBB-ja u rrit me 6.9 për qind, thuhet më tej.
“Rënia e PBB-së reflektoi ulje të investimeve në inventarin privat, eksportet, shpenzimet e qeverisë federale dhe shpenzimet e qeverisë shtetërore dhe vendore, ndërsa importet, të cilat janë një zbritje në llogaritjen e PBB-së u rritën”, thuhet në deklaratën e Departamentit.
Ekonomia amerikane është ende duke luftuar me një treg të dobët pune dhe papunësi të lartë.
Ndërsa Fed e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit të mërkurën, ajo ritheksoi të mos bëjë rritje të normës deri në vitin 2023 dhe të vazhdojë programin e saj të blerjes së aktiveve derisa të arrihet punësimi i plotë dhe rimëkëmbja ekonomike.