Handan Güneş
21 dhjetor 2015•Përditësim: 21 dhjetor 2015
STAMBOLL (AA) - Si rezultat i kërkesës për konsum të tepërt global, çmimi i naftës Brent për fuçi duke u zvogëluar në 36.12 dollarë ka shënuar nivelin e saj më të ulët në 11 vite, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi për fuçi i naftës bruto të llojit Brent javën e kaluar pati luhatje nga 36.32 - 39.38 dhe në krahasim me mbylljen e javës së kaluar, javën e mbylli me 36.63 dollarë duke humbur me një vlerë në 2.73 përqind.
Çmimi për fuçi i naftës Brent i cili është duke vazhduar tendencën e rënies në dy muajt e fundit ka rritur ndikimin me shitjet duke nisur nga tregu i Kinës. Sot ka shënuar normën më të ulët që nga korriku i vitit 2004 duke arritur në 36.12 dollarë. Momentalisht çmimi për fuçi i naftës Brent tregtohet për 36.33 dollarë.
Lidhur me vendimin e fundit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për mos uljen e prodhimit të naftës analistët thonë se kjo ka rritur presionin ndaj çmimeve. Sipas tyre, me kërkesat globale do të rriten pritshmëritë dhe nëse nuk do të ketë të dhëna apo zhvillime rritjet mund të mbeten vetëm reagime.
Analistët gjithashtu janë shprehur se teknikisht duhet të ketë një përmbledhje në çmimet e naftës Brent e cila duhet të bëjë një mbyllje mbi 40 dollarë, në të kundërtën mund të vijë në rendin e ditës niveli në 34 dollarë.
Edhe nafta bruto e llojit të Teksasit Perëndimor (WTI) të premten arriti çmimin në 34.28 dollarë, ulja e të cilit u shënua si më i ulëti që nga shkurti i vitit 2009. Momentalisht nafta bruto e Teksasit tregtohet për 35.74 dollarë.