Tuba Şahin,Fatih Erkan Doğan
08 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Kërkesa globale për ar ka rënë dukshëm në tremujorin e tretë të vitit 2016 krahasuar me vitin paraprak si pasojë e çmimeve të larta të cilat kanë frenuar konsumatorët, flasin të dhënat e raportit të përpiluar nga Këshilli Botëror për Ari, raporton Anadolu Agency (AA).
“Në tre mujorin e tretë ka pasur një rënie prej 10 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, me një kërkesë që ka shkuar në 992.8 ton si pasojë e çmimeve të larta që ka bërë investitorët dhe qytetarët të përmbahen nga blerja e arit”, thuhet në raportin të publikuar të martën.
"Çmimet e larta kanë qenë arsyeja kryesore për dobësimin e vazhdueshëm në sektorin e stolive të çmuara, i cili ka pësuar përgjatë tërë vitit 2016. Me përjashtime të vogla, kërkesa për stoli të çmuara ka shënuar rënie në të gjitha tregjet e konsumit që ne kemi ndjekur”, thuhet më tej në raport.