Övünç Kutlu
11 prill 2022•Përditësim: 12 prill 2022
Eksportet e Britanisë së Madhe janë rritur ndërsa importet shënuan rënie në shkurt, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi sot Zyra kombëtare e statistikave (ONS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Eksportet totale të mallrave, duke përjashtuar metalet e çmuara, u rritën me 2.1 miliardë paund (2.73 miliardë dollarë) ose 7.8 për qind në shkurt.
Eksportet u inkurajuan me rritjen e eksporteve drejt vendeve të Bashkimit Evropian prej tre miliardë paund ose 25.4 për qind.
Importet totale të mallrave, pa përfshirë metalet e çmuara, ranë me 1 miliard paund ose 2.2 për qind në shkurt, për shkak të rënies së importeve nga vendet e BE-së me 0.7 miliardë paund ose 3 për qind.
Importet nga vendet jo anëtare të BE-së ranë me 0.3 miliardë paund ose 1.3 për qind.