Tuba Onğun
13 prill 2022•Përditësim: 13 prill 2022
Inflacioni vjetor i konsumatorit në Britani të Madhe ka arritur në një nivel të ri të lartë 30-vjeçar duke shkuar në 7 për qind në mars dhe duke tejkaluar vlerësimet e tregut, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra u rrit nga 6.2 për qind të regjistruara në shkurt.
"Rritja erdhi nga rritja e gjerë e çmimeve në të gjithë vendin, si energjia elektrike, gazi, karburantet motorike, automjetet e përdorura, ushqimet në restorante dhe hotelet", tha Zyra për Statistikat Kombëtare.
Në baza mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 1.1 për qind në mars 2022, kundrejt një rritjeje prej 0.3 për qind në mars 2021.