Aysu Biçer
22 Prill 2022•Përditësim: 25 Prill 2022
Shitjet me pakicë në Britani të Madhe u tkurrën me 1.4 për qind në bazë mujore në mars, shumë më tepër se sa pritej, pasi përballueshmëria filloi të rëndojë dhe konsumatorët shpenzojnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve, njofton Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 0.3 për qind.
"Shitjet me pakicë ranë dukshëm në mars me rritje të kostos së jetesës duke goditur shpenzimet e konsumatorëve", tha Darren Morgan, drejtor i statistikave ekonomike të ONS.
“Shitjet e karburanteve ranë ndjeshëm, me prova që sugjerojnë se disa njerëz reduktuan udhëtimet jo thelbësore, pas çmimeve të larta rekord të benzinës, ndërsa shitjet e ushqimeve vazhduan të bien, duke rënë për të pestin muaj radhazi”, shton Zyra.
Kontribut më të madh në ulje kishte shitja me pakicë jashtë dyqaneve me 7.9 për qind rënie ndërsa shitjet e ushqimeve u ulën me 1.1 për qind, mes inflacionit të nxitur nga lufta, thuhet në deklaratën e ONS.
“Vëllimi i shitjeve të karburanteve të automjeteve ra me 3.8 për qind në mars 2022 ndërsa burime të tjera të të dhënave tregojnë se disa për reduktim të disa udhëtimeve jo thelbësore pas çmimeve të larta rekord të benzinës dhe naftës”, shtohet më tej.
Megjithatë, shitjet në dyqanet jo ushqimore u rritën me 1.3 për qind falë rritjes në dyqanet e tjera jo ushqimore (2.9 për qind) dhe dyqanet e mallrave shtëpiake (2.6 për qind).
Krahasuar me nivelin e saj para COVID-19, shitjet me pakicë megjithatë ishin 2.2 për qind më të larta.