Gökhan Ergöçün
25 gusht 2026•Përditësim: 25 gusht 2026
Ndërsa aktiviteti në tregjet e monedhave vazhdon, çmimi i Bitcoin, kriptomonedhës më të madhe, tejkaloi shifrën 80.000 dollarë për herë të parë që nga maji i vitit 2026, transmeton Anadolu.
Të dhënat nga kompania e analizave Coinmarketcap tregojnë se vlera totale e tregut global të kriptomonedhave arriti në 2,71 trilionë dollarë në 24 orët e fundit me një rritje prej 3,45 për qind.
Bitcoin, i cili fitoi më shumë se 4,2 për qind në vlerë në 24 orët e fundit, u tregtua me 80.545 dollarë që nga ora 06:40 GMT.
Fitimi javor i vlerës së Bitcoin arriti gjithashtu në 25,1 për qind.
Ethereum, i cili renditet i dyti për sa i përket vlerës së tregut, u rrit në mbi 2.500 dollarë me një rritje prej 2,3 për qind.