Furkan Naci Top
21 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
ATHINË (AA) – Kryetari i Mekanizmit Evropian për Stabilitet (ESM), Klaus Regling, tha se “ESM sot e realizoi pagesën prej 7.5 miliardë eurosh për Greqinë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Regling, pas takimit me ministrin grek të Financave Oklid Çakalotos në kuadër të vizitës në Athinë tha se kjo pagesë është realizuar si pjesë e re e pakos për shpëtim.
Duke theksuar se ESM do të vazhdojë që si organizatë kreditore të ofrojë kredi për Greqinë në kushte të përshtatshme, Regling informoi se kësaj radhe është ofruar kredi në afat prej 32 vitesh me kamatë prej 0.8 përqind.
Ai rikujtoi se janë angazhim i Eurogrupit kur bëhet fjalë për lehtësimin e borxhit. “Nuk mund të themi se deri më tani nuk është bërë asgjë në lidhje me këtë. Nëse shfaqet nevoja, mund të realizohet lehtësim edhe më i madh se ky", tha Regling.