Belgin Yakışan
19 tetor 2017•Përditësim: 20 tetor 2017
STAMBOLL (AA) – Banka Botërore ka rritur për katër për qind e rritjen e projeksionit ekonomik të Turqisë për vitin 2017, e cila është për 0.4 për qind më shumë në krahasim me projeksionin e raporteve të mëparshme të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Banka sot ka publikuar raportin e ri të rritjes së pritshmërive ekonomike në Evropë dhe Azinë Qendrore.
Në raport theksohet se rritja e pritshmërisë së këtij viti në atë pjesë është 2.2 për qind, që është 0.3 për qind më shumë në krahasim me projeksionin e raportit të Bankës Botërore të publikuar në maj të këtij viti.
Banka Botërore konsideron se të gjithë parametrat e trendeve ekonomike dhe rritjet në pesë vitet e fundit, sigurojnë një terren të fortë për rishikimin e rritjen e pritshmërisë ekonomike.
Në veçanti kjo vlen për ekonominë turke, e cila ka regjistruar një hov të madh për shkak të stimujve financiarë që zbatojnë autoritetet e vendit.
"Turqia në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016 regjistroi një rritje të PBB-së prej 6.4 për qind. Vitin e kaluar ka patur një rënie të konsiderueshme të rritjes në 3.2 për qind për shkak të rritjes së inflacionit, dobësimit të monedhës turke dhe rritjes të normave të interesit. Megjithatë, në tremujorët e parë të këtij viti, Turqia përsëri ka shënuar rritje më të lartë se sa pritej", thuhet në raport.
Raporti i Bankës Botërore gjithashtu shton se vitin e ardhshëm pritet rritje ekonomike e Turqisë prej 3.5 për qind, që është për 0.4 për qind më pak në krahasim me projeksionin e majit.