Ekonomi

Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon shkallën e interesit

Nga banka njoftojnë se presin që normat bazë e interesit "të qëndrojnë në nivelet e tyre aktuale ose më të ulëta derisa inflacioni të arrijë në 2 për qind

Övünç Kutlu  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon shkallën e interesit

Ankara

Banka Qendrore Evropiane i mbajti të pandryshuara normat bazë të interesit, pavarësisht se inflacioni në Evropë u rrit me ritmin e tij më të shpejtë që nga viti 2008, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit dhe normat e interesit për kredinë margjinale dhe depozitat do të mbeten të pandryshuara respektivisht në 0,00 për qind, 0,25 për qind dhe -0,50 për qind", njoftoi Banka Qendrore Evropiane në një deklaratë.

Nga banka njoftojnë se presin që normat bazë e interesit "të qëndrojnë në nivelet e tyre aktuale ose më të ulëta derisa inflacioni të arrijë në 2 për qind", ndërsa vlerësojnë se inflacioni do të stabilizohet në atë nivel në afat të mesëm.

Banka tha gjithashtu se blerjet e saj neto do të vazhdojnë me një ritëm mujor prej 20 miliardë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.