Ekonomi

Banka e Shqipërisë publikon raportin e politikës monetare

Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare ka vazhduar të shfaqë shenja përmirësimi gjatë dy tremujorëve të fundit

Fatjon Cuka  | 16.11.2016 - Përdıtësım : 16.11.2016
Banka e Shqipërisë publikon raportin e politikës monetare ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Bankës e Shqipërisë ka publikuar sot raportin tremujor të radhës të politikës monetare në vend. Raporti paraqet një tablo gjithëpërfshirëse të zhvillimeve më të fundit makroekonomike dhe të faktorëve që priten të ndikojnë në ecurinë e çmimeve të konsumit në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare ka vazhduar të shfaqë shenja përmirësimi gjatë dy tremujorëve të fundit. Gjithashtu vlerësohet se aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje progresive, ndërsa inflacioni lëviz gradualisht drejt objektivit.

"Konsumi dhe investimet private kanë mbajtur peshën kryesore në rritjen ekonomike. Zgjerimi i tyre është mbështetur nga përmirësimi i besimit, nga rritja e punësimit dhe shfrytëzimi më i lartë i kapaciteteve prodhuese, si dhe nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Paralelisht me to, politika monetare lehtësuese ka krijuar kushte favorizuese për stimulimin e konsumit dhe për financimin e investimeve", thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Sipas këtij institucioni, nxitja e investimeve afatgjata, ruajtja e fuqisë blerëse të parasë, rritja e eficiencës së shpërndarjes së fondeve në ekonomi dhe mbështetja e stabilitetit financiar, janë disa nga përfitimet e një mjedisi ekonomik të karakterizuar nga stabiliteti i çmimeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın