Ata Ufuk Şeker
16 Qershor 2022•Përditësim: 16 Qershor 2022
Banka e Anglisë (BoE) rriti normën bazë me 25 pikë bazë në 1.25 për qind në përputhje me pritjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e BoE-së thuhet se norma e interesit është rritur nga 1 për qind në 1.25 për qind dhe vendimi është marrë me votat e 6 anëtarëve të Komisionit të Politikës Monetare.
Pritshmëria e tregut ishte që norma e politikës do të rritej me 25 pikë bazë. Me këtë vendim të bankës, norma bazë në vend është rritur për të pestën herë që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Në procesverbalin e Bordit thuhet se tre anëtarët e tjerë votuan për rritjen e normës bazë me 0.5 pikë përqindje në 1.5 për qind.
Në procesverbal thuhet se inflacioni pritet të kalojë 11 për qind në muajin tetor dhe se do të merren masat e nevojshme për kthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind në mënyrë të qëndrueshme në afat të mesëm.
Në muajin prill, inflacioni në Angli arriti në 9 për qind për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke arritur nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit.