Mohammad Farid Mahmoud Abdullah
07 Korrik 2021•Përditësim: 08 Korrik 2021
Anija me flamurin e Panamasë "Ever Given" u nis sot drejt qytetit verilindor egjiptian Ismailia duke u larguar nga Kanali i Suezit dhe rifillimit të udhëtimit të saj drejt qytetit holandez të Roterdamit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga mediat egjiptiane treguan momentin kur anija filloi të lëvizë dhe u vendos në mes të korsisë së anijeve, duke shkuar drejt veriut pas 107 ditësh që u mbajt nga autoritetet lokale.
Autoritetet e Kanalit të Suezit do të organizojnë ceremoni dhe konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjen me kompaninë pronare të anijes.
Pas një marrëveshjeje midis ndërmarrjes dhe autoriteteve të kanalit, një gjykatë egjiptiane urdhëroi të martën lirimin e anijes së mallrave e cila bllokoi Kanalin e Suezit në mars për gati një javë pasi ishte bllokuar në brigjet e e saj, njoftuan mediat lokale.
Të dielën, "UK Club", ndërmarrja që siguron "Ever Given" njoftoi se kishte arritur një marrëveshje zyrtare me Autoritetet e Kanalit të Suezit.
"Përgatitjet për lirimin e anijes do të fillojnë si dhe do të mbahet një ngjarje që shënon marrëveshjen në selinë e autoritetit në Ismailia", tha "UK Club" në një deklaratë.
Ata gjithashtu theksuan se të dyja palët ranë dakord që detajet e negociatave "të mbeten konfidenciale".
Më 25 mars, "Ever Given" me gjatësi prej 400 metrash, në pronësi të kompanisë japoneze Shoei Kisen KK, po lundronte nga Kina në Holandë me pothuajse 220 mijë tonë mallra kur u bllokua në kanal.
Aksidenti bllokoi tregtinë ndërkombëtare në një nga rrugët kryesore ujore të botës me më shumë se 320 anije, përfshirë anije transporti nafte, të mbërthyer në hyrjet e kanalit, duke shkaktuar një krizë në zinxhirin e furnizimit botëror, veçanërisht në Evropë.
U deshën gjashtë ditë përpjekje të përbashkëta për ta tërhequr anijen e bllokuar dhe për ta zhvendosur me sukses.
Autoritetet e kanalit fillimisht kërkuan 916.6 milionë dollarë kompensim por më vonë e ulën atë në 550 milionë dollarë.