Turqia, Analizë

Operacioni "Dega e Ullirit", vazhdojnë bombardimet në Afrin

Avionët luftarakë të Turqisë në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në intervale të caktuara bombardojnë objektivat e organizatës terroriste në rajonin e Afrinit

Mehmet Kemal Firik, Erdal Türkoğlu  | 20.01.2018 - Përdıtësım : 20.01.2018
Operacioni "Dega e Ullirit", vazhdojnë bombardimet në Afrin Onur Çoban/AA

Hatay

HATAY (AA) – Avionët luftarakë të Turqisë në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", në intervale të caktuara bombardojnë objektivat e organizatës terroriste në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë të Turqisë të cilët janë nisur në linjën kufitare në qarqet Reyhanlı dhe Kırıkhan të Hatay-it, vazhdojnë të bombardojnë objektivat e organizatës terroriste në qarkun Afrin. Si rezultat i bombardimeve shihet tym nga disa pika të zonës rurale të Afrinit.

Avionët luftarakë të Turqisë vazhdojnë të fluturojnë në rajon.

Në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë thuhet se “Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 20 janar 2018, në ora 17.00 (sipas orës lokale) kanë nisur 'Operacionin Dega e Ullirit’ me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veri-perëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre".




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın