Turqia

Në Antalya vazhdojnë xhirimet e filmit në të cilin Jason Statham luan në rolin kryesor

Skenat filmohen në qytetin e vjetër Kaleiçi dhe Sheshin e Republikës

Süleyman Elçin  | 12.02.2021 - Përdıtësım : 14.02.2021
Në Antalya vazhdojnë xhirimet e filmit në të cilin Jason Statham luan në rolin kryesor Foto: Mustafa Çiftçi / AA

Antalya

Në Antaliya të Turqisë në rrjedhë është xhirimi i filmit “Five Eyes”, i regjisorit të njohur Guy Ritchie, në të cilin rolin kryesor e luan ylli i mirënjohur botëror Jason Statham, raporton Anadolu Agency (AA).

Skenat filmohen në qytetin e vjetër Kaleiçi dhe Sheshin e Republikës.

Rrugët dhe sheshet ku po kryhen filmimet janë mbyllur, ndërsa po ashtu janë ndërmarrë masa sigurie.

Filmi " Five Eyes" do të xhirohet në Turqi dhe Katar.

Statham aktron një agjent të rekrutuar nga aleanca globale e inteligjencës "Five Eyes" për të gjetur dhe ndaluar shitjen e një arme vdekjeprurëse të re që kërcënon të prishë rendin botëror.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın