Kalo te përmbajtja kryesore
  • Bota

    Dhjetëra hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa

    Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se 78 hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa duke hyrë nga porta Al-Mugharbah në jugperëndim të saj
    Mustafa Deveci
    09 qershor 2021•Përditësim: 09 qershor 2021
    Dhjetëra hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa
    Kuds

    Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit thuhet se 78 hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa duke hyrë nga porta Al-Mugharbah në jugperëndim të saj.

    Më tej thuhet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite u largua nga vendi pas shëtitjes brenda mureve në Xhaminë Al-Aksa.

    Gjithashtu edhe dje u njoftua se 128 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa.

    Bastisje të tilla që hebrenjtë fanatikë kryejnë në Xhaminë Al-Aksa shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

    Po shkelet sovraniteti i Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

    Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

    Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

    Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si bastisje, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.



    related_topics:
    xhamia Al-AksaKudshebrenj fanatikë
    news_share

    news_share_descriptionsubscription_contact

    subscription