Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, emërohet kryeministër
Dekreti mbretëror tha se takimet e kabinetit do të vazhdojnë të kryesohen nga mbreti

Istanbul
Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka lëshuar një dekret mbretëror për emërimin si kryeministër princin e kurorës, Mohammed bin Salman, hap i ndërmarrë si pjesë e ri-organizimit të kabinetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dekreti i publikuar nga agjencia saudite e shtypit ‘SPA’ tha se takimet e kabinetit do të vazhdojnë të kryesohen nga mbreti.
Sipas dekretit, Khalid bin Salman u emërua ministër i mbrojtjes, duke zëvensuar bin Salmanin.
Gjithashtu edhe Mani Shaman Turki al-Habardi Al-Utaybi është emëruar zv/ministër i mbrojtjes.
Krerët e ministrive të tjera mbeten si më parë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.