Turqia

Vihet nën kontroll zjarri në Marmaris të Türkiye-s

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Kirişci tha se po punohet për ftohjen e zonës së përfshirë nga zjarri, duke shtuar se së shpejti do të nisin përpjekjet për restaurim

Büşra Nur Çakmak   | 25.06.2022
Vihet nën kontroll zjarri në Marmaris të Türkiye-s

Ankara

Zjarri pyjor që shpërtheu në qytetin turistik jugperëndimor të Türkiye-s Marmaris gjatë kësaj jave, është vënë nën kontroll, tha sot ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i vendit, Vahit Kirişci, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim për gazetarët, Kirişci tha se po punohet për ftohjen e zonës së përfshirë nga zjarri, duke shtuar se së shpejti do të nisin përpjekjet për restaurim.

Kirişci tha se zjarri është vënë nën kontroll në më pak se 72 orë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın