Turqia

Veglat e zdrukthëtarsië të Sulltan Abdylhamitit II shfaqen në Stamboll

Veglat do të ekspozohen në periudhë të vazhdueshme si pjesë e koleksionit që ekspozohet në Pallatin Yıldız

Kübra Kara  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Veglat e zdrukthëtarsië të Sulltan Abdylhamitit II shfaqen në Stamboll ( Muhammed Enes Yıldırım - Anadolu Agency )

Stamboll

Veglat e zdrukthëtarisë, shpata, tespihet dhe vula e artë e e Sulltan Abdylhamitit të Dytë kanë filluar të shfaqen për herë të parë në Pallatin Yıldız në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Veglat do të ekspozohen në periudhë të vazhdueshme si pjesë e koleksionit që ekspozohet në Pallatin Yıldız.

Veglat e zdrukthëtarsië të Sulltan Abdylhamitit II shfaqen në Stamboll

STAMBOLL: Veglat e zdrukthëtarisë së të Abdylhamitit II, sulltanit të 34-të të Perandorisë Osmane, janë duke u shfaqur për herë të parë në Pallatin Yıldız në Stamboll. Në koleksionin e ri bëjnë pjesë edhe një shpatë, tespihet dhe vula e artë e sulltanit. ( Muhammed Enes Yıldırım - Anadolu Agency )

Güller Karahüseyin, përgjegjëse e Muzeut të Koleksioneve të Pallateve në Stamboll, i cili kujdeset edhe për koleksionet në Pallatin Yıldız, tha se ekspozimi i gjërave personale të Sulltan Abdylhamitit ka një vlerë të veçantë.

"Krahas personalitetit, botëkuptimit të qeverisjes, politikës dhe aspekteve sociale, ai ishte një padishah që i jepte vlerë edhe artit dhe artizanëve", tha Karahüseyin.

Në mesin e veglave të zdrukthëtarisë gjendet edhe një set veglash të dhuruara për sulltanin nga perandori japonez Meiji, të cilat janë të përpunuara me motive të Lindjes së Largët, shtoi ajo.

Krahas veglave të zdrukthëtarisë, koleksioni i ri përfshin edhe një shpatë, tespihe dhe vulën e artë të sulltanit.

Ndryshe, ndër të tjera, Sulltan Abdylhamiti i Dytë njihej si zdrukthëtar i aftë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.