Turqia

Vazhdon pritja në kufi e terroristit të huaj që do të dërgohet në SHBA

Muhammad Darwis B, shtetas amerikan me origjinë jordaneze, vazhdon prej pesë ditësh të presë midis kalimit kufitare turk Pazarkule dhe atij grek Kastanies

Salih Baran  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Vazhdon pritja në kufi e terroristit të huaj që do të dërgohet në SHBA

Edirne

Terroristi i huaj amerikan i cili është destinuar të dërgohet në SHBA por nuk është pranuar nga Greqia pas deportimit nga ana e Turqisë dhe për të pritet rregullimi i dokumenteve të udhëtimit, vazhdon të presë në zonën kufitare tampon, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammad Darwis B, shtetas amerikan me origjinë jordaneze, vazhdon prej pesë ditësh të presë midis kalimit kufitare turk Pazarkule dhe atij grek Kastanies.

Aktualisht, kalimi i automjeteve në dy pikat kufitare zhvillohet pa pengesa, por është ndaluar kalimi këmbësor.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, luftëtari i huaj terrorist amerikan u deportua më 11 nëntor në Greqi si vend i tretë i zgjedhur nga vetë ai. Ai ngeli në zonën kufitare pas mospranimit nga ana e Greqisë.

Ministria ka njoftuar se ai do të pranohet nga SHBA dhe se kanë filluar procedurat për dërgimin e tij në SHBA pas zotimeve për rregullimin e dokumentit të udhëtimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın