Turqia

Vazhdon nga ajri dhe toka aksioni për shuarjen e zjarrit pyjor në Marmaris të Türkiye-s

Ende vazhdon zjarri që shpërtheu më 21 qershor në zonë pyjore në Bördübet

Süleyman Elçin   | 24.06.2022
Vazhdon nga ajri dhe toka aksioni për shuarjen e zjarrit pyjor në Marmaris të Türkiye-s Foto: Mehmet Emin Mengüarslan

Muğla

Vazhdon intervenimi nga ajri dhe toka ndaj zjarrit që shpërtheu në zonë pyjore në rrethin Marmaris të qytetit Muğla të Türkiye-s (Turqi), raporton Anadolu Agency (AA).

Ende vazhdon zjarri që shpërtheu më 21 qershor në zonë pyjore në Bördübet.

Gjatë gjithë natës shumë ekipet intervenuan ndaj zjarrit nga toka.

Pasi zjarri u afrua në afërsi të Deponisë së Mbetjeve të Ngurta të Bashkisë Metropolitane të Muğla-s, ekipet e pyllit dhe të zjarrfikësit, hapën korridor sigurie për të ndaluar flakët.

Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit filloi edhe intervenimi nga ajri.

Ekipet punojnë intensivisht për të shtuar zjarrin.

Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, si dhe ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ndjekin punimet nga rajoni.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın