Turqia

Ushtria turke vazhdon operacionet antiterroriste në veri të Irakut

Përmes një operacioni ajror në kuadër të ofensivës "Kthetra", ushtria turke ka neutralizuar tre terroristë të PKK-së në rajonin Haftanin

Yıldız Nevin Gündoğmuş  | 19.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Ushtria turke vazhdon operacionet antiterroriste në veri të Irakut

Ankara

Ushtria turke ka neutralizuar tre terroristë të PKK-së në rajonin Haftanin në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët janë neutralizuar përmes një operacioni ajror i cili është kryer në kuadër të ofensivës së vazhdueshme antiterroriste Kthetra-3, njoftoi përmes një deklarate Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Më 27 maj, Turqia nisi operacionin e madh antiterrorist "Kthetra" kundër organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, ndërsa më 13 korrik u lançua operacioni "Kthetra 2" dhe më 24 gusht "Kthetra 3", si vazhdimësi e operacionit të parë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın