Turqia

Ushtria turke operacion antiterrorist në veri të Irakut

Dy terroristë të PKK-së në rajonin Gara në veri të Irakut u neutralizuan përmes një operacioni ajror i cili erdhi si rezultat i një koordinimi midis ushtrisë dhe inteligjencës turke

Aykut Karadağ   | 21.09.2019
Ushtria turke operacion antiterrorist në veri të Irakut

Ankara

Në koordinim me shërbimin e inteligjencës, Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK në një operacion ajror në rajonin Gara në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Dy terroristë të PKK-së të identifikuar në rajonin Gara në veri të Irakut u neutralizuan përmes një operacioni ajror i cili erdhi si rezultat i një koordinimi midis TSK-së dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT)", thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın