Turqia

Ushtria turke neutralizon 7 terroristë në veri të Sirisë

Ministria e Mbrojtjes tha se dy nga terroristët e neutralizuar kanë hapur zjarr provokues në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit", kurse pesë të tjerët janë përpjekur të infiltrohen në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes"

Muhammed Ali Toruntay  | 05.04.2020 - Përdıtësım : 05.04.2020
Ushtria turke neutralizon 7 terroristë në veri të Sirisë

Ankara

Forcat turke kanë neutralizuar shtatë terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria tha se dy nga terroristët e neutralizuar kanë hapur zjarr provokues në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit", kurse pesë të tjerët janë përpjekur të infiltrohen në rajonin e operacionit "Burimi i Paqes".

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar", për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Që nga viti 2016, Turqia ndërmori tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për t'u ofruar siguri civilëve në këto vendbanime: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın