Turqia

Ushtarët turq i shtrijnë dorën e mëshirës terroristes së plagosur

Komandot e ushtrisë turke janë xhiruar duke i shtrirë dorën e mëshirës dhe ndihmës një terroristeje të plagosur në lindje të Turqisë përkundër të shtënave të saj në drejtim të tyre

Sarp Özer   | 15.09.2019
Ushtarët turq i shtrijnë dorën e mëshirës terroristes së plagosur

Ankara

Komandot e ushtrisë turke janë xhiruar duke i shtrirë dorën e mëshirës dhe ndihmës një terroristeje të plagosur në lindje të Turqisë përkundër të shtënave të saj në drejtim të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pamjet e xhiruara në provincën Hakkari mund të shihet terroristja e plagosur teksa dorëzohet tek ushtarët turq pasi është gjetur duke u fshehur në shkurre.

Ajo është dorëzuar pas marrjes së masave nga ana e ushtrisë turke kundër ndonjë sulmi të mundshëm të pjesëtares së organizatës terroriste PKK.

Ndihmën e parë terroristes ia ofruan të njëjtët komando në drejtim të të cilëve ajo kishte shtënë disa minuta më parë.

Teksa i lidh plagën, ushtari turk i kërkon terroristes së plagosur "të mos frikohet dhe të jetë e qetë", duke i ofruar po ashtu ujë.

"Na thuhej se ushtarët turq sillen keq ndaj atyre që dorëzohen. Shoh se kjo nuk qenka e vërtetë", tha terroristja pas një pyetjeje të ushtarit turk.

Ajo tha se shumë të rinj duan të largohen nga organizata terroriste separatiste pas operacioneve të forcave të sigurisë, duke u bërë thirrje që "të ikin sapo të gjejnë mundësinë".

Ajo tha se organizatës i është bashkuar në moshë 12-vjeçare dhe ka marrë pjesë në radhët e YPG-së gjatë luftimeve në Ayn al-Arab, për të kaluar kaluar më pas në kampet e PKK-së në Gara, ndërkohë që shprehet e penduar për pjesëmarrjen në këtë grup terrorist.

Ushtarët ndihmues po ashtu siguruan një telefonatë ndërmjet terroristes së shkëputur nga familja më nënës dhe babait të saj.

"Telefonuam për t'ju dhënë një lajm të mrë. Vajza juaj mezi pret të dëgjohet me ju", shprehet komandanti turk pas hyrjes në kontakt me familjen e saj.

Ndërkaq, i ati nuk arriti t'u përmbahet lotëve kur dëgjoi zërin e vajzës, me çka telefonatën e vazhdoi nëna e saj.

"Vajza juaj është në duar të sigurta"

Në fund të telefonatës, komandati turk iu drejtua të atit duke i thënë se "Vajza juaj tani gjendet në duar të sigurta".

Familja e terroristes së kapur falënderoi ushtarët turq, duke shprehur lumturi që dëgjuan zërin e vajzës së tyre.

Ndryshe, shumë fëmijë që në moshë të hershme shkëputen me forcë nga familjet e tyre nga ana e organizatës terroriste PKK.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın