Turqia

Tërmet 6 ballësh godet rajonin mesdhetar të Turqisë

Sipas AFAD-it, nuk ka raportime të menjëhershme për viktima

Gözde Bayar  | 19.10.2021 - Përdıtësım : 19.10.2021
Tërmet 6 ballësh godet rajonin mesdhetar të Turqisë

Ankara

Kryesia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi rajonin mesdhetar të Turqisë këtë mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

AFAD bëri të ditur se tërmeti që ndodhi në 8:32 të mëngjesit sipas kohës lokale, epiqendrën e kishte 189 kilometra nga brigjet e rrethit Kaş të provincës Antalya dhe ndodhi në një thellësi prej 36 kilometrash.

Nuk ka raportime të menjëhershme për viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın