Turqia

Turqia zhvillon mburojë elektromagnetike për mbrojtje nga sulmet me dron

Mburoja instalohet në mënyrë fikse në tokë dhe në rreze prej dy kilometrash rreth saj dhe është e paarritshme për dronët. Të gjitha pajisjet e mburojës janë të prodhimit vendas turk

Göksel Yıldırım  | 10.04.2020 - Përdıtësım : 10.04.2020
Turqia zhvillon mburojë elektromagnetike për mbrojtje nga sulmet me dron

Ankara

Kompania turke Harp Arge ka zhvilluar "Mburojën Mbrojtëse nga Dronët" dhe është kompania që është ngritur në një faktor të rëndësishëm në hartimin e një sistemi të kontrollit të sulmit me dronë, raporton Anadolu Agency (AA).

Harp Arge prodhoi armën e parë turke të krijuar për të neutralizuar dronët e armikut, kurse produkti i parë i saj ishte një lloj pushke.

Kompania gjithashtu zhvilloi një produkt të ri, një armë elektromagnetike ES-60, e cila peshon 2.5 kilogram me rreze deri në tre kilometra.

Po ashtu edhe produkti i ri është në formë pushke, dhe me ndihmën e sistemeve të antenave dhe pajisjeve optike, në mënyrë efektive neutralizon dronët deri në tre kilometra.

Kompania ka zhvilluar gjithashtu një numër aksesorësh përcjellëse dhe kështu zhvilloi mburojën për mbrojtje të përgjithshme nga dronët të quajtur ES-240.

Mburoja instalohet në mënyrë fikse në tokë dhe në rreze prej dy kilometrash rreth saj dhe është e paarritshme për dronët. Të gjitha pajisjet e mburojës janë të prodhimit vendas turk.

Një mburojë e sofistikuar gjithashtu mund të montohet në një automjet ushtarak, kurse në të ardhmen do të përdoret për të neutralizuar sulmet me dron-bomba, të ashtuquajturat "drone kamikaze".

Mburoja gjithashtu është kompaktibile edhe për lidhjen me radarët e prodhuar më parë turk të dronëve.

Forcat turke të sigurisë kanë testuar tashmë armën e zhvilluar së fundmi dhe produkti ka marrë vlerësimin më të lartë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın