Turqia

Turqia, vendi anëtar i vlefshëm i NATO-s për 67 vite

Turqia në 67 vitet e saj në NATO zuri vendin në mesin e aleatëve që kanë kontribuar më së shumti në këtë organizatë

Tuğrul Çam  | 22.07.2019 - Përdıtësım : 23.07.2019
Turqia, vendi anëtar i vlefshëm i NATO-s për 67 vite

Ankara

Turqia vazhdon kontributet e saj të vlefshme ndaj NATO-s, ku është edhe anëtare, të cilat i ofron që 67 vite me radhë. Ajo gjendet në mesin e 5 vendeve të para që ofron kontribute gjithëpërfshirëse për misionet dhe operacionet e NATO-s, ndërsa është edhe nikoqire e selisë së komandës tokësore të NATO-s. Turqia gjithashtu gjendet në misionet e NATO-s në Afganistan, Kosovë dhe Irak.

Organizata e Marrëveshjes Veriatlantike ose ndryshe e njohur si NATO, filloi të zbatohet në vitin 1949 nga 12 shtete themeluese, Belgjika, Kanada, Danimarka, Franca, Britania e Madhe, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe SHBA-të.

Tashmë NATO përbëhet nga 29 shtete, ku në vitin 1952 u anëtarësuan Greqia dhe Turqia, në 1955 Gjermania, në 1982 Spanja, në 1999 Çekia, Hungaria dhe Polonia, në 2004 Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumunia, Sllovakia dhe Sllovenia, në 2009 Shqipëria dhe Kroacia dhe në vitin 2017 Mali i Zi. Nga ana tjetër anëtarësimi i Maqedonia e Veriut është çështje muajsh pas nënshkrimit të Protokollit në shkurt të këtij viti.

Turqia në 67 vitet e saj në NATO zuri vendin në mesin e aleatëve që kanë kontribuar më së shumti në këtë organizatë. Turqia e cila mori pjesë në shumë misione dhe aktivitete të zhvilluara për të mbështetur aftësitë ushtarake dhe civile të NATO-s, është vendi parësor në luftën kundër terrorizmit përfshirë organizatat terroriste PKK, PYD/YPG/PKK, DEASH, FETO, të cilat përbëjnë një nga kërcënimet themelore ndaj NATO-s.

- Ndër 5 vendet e para për kontributin në misione

Turqia gjendet në mesin e 5 vendeve të para që mbështet me qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirësi misionet dhe operacionet e NATO-s. Turqia kontribuon me 1.100 personel, ndërsa është në mesin e 8 vendeve të para me kontributin më të madh financiar prej rreth 90 milionë eurove.

Turqia në Afganistan merr përsipër rolin e "Shtetit Kornizë" në Kabul në kuadër të Misionit Mbështetje e Vendosur. Vendet tjera kornizë në Afganistan janë Gjermania, SHBA-të dhe Italia. Turqia gjithashtu përsipër ka marrë sigurinë dhe menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai deri në fund të vitit 2019. Në Afganistan gjenden rreth 570 personel turq në kuadër të NATO-s.

Një mision tjetër ku Turqia jep kontribute gjithëpërfshirëse është Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë ose KFOR-i Turk. Këtu Turqia ka rreth një personel me 280 pjesëtarë.

Gjithashtu edhe në misionin e NATO-s në Irak, Turqia ka një rol të rëndësishëm. Në këtë mision pas Kanadasë, Turqia është e dyta në aspektin e kontributit. Turqia ende në Irak ka rreth 30 personel.

Turqia është kontribuese e përhershme e Operacionit të Gardës Detare në Detin Mesdhe, gjithashtu merr pjesë me një anije për përpjekjet e bëra në parandalimin e migrimit të parregullt.

- Është nikoqire e objekteve të rëndësishme

Turqia përveç misioneve merr përsipër edhe detyra udhëheqëse. Në këtë kuadër në vitin 2021 Turqia do të jetë lidere e Task Forcës së gatishmërisë shumë të lartë (VJTF).

Me komandën tokësore të NATO-s (LANDCOM) të vendosur në qytetin Izmir, në Turqi gjithashtu gjendet edhe radari brenda arkitekturës së Mbrojtjes së raketave balistike të NATO-s.

Avionët për paralajmërim të hershëm dhe vëzhgim (AWACS) të NATO-s mund të përdorin Bazën Ajrore në Konya, ndërsa mbështet me furnizimin e karburantit nga ajri avionët AWACS të NATO-s në kuadër të luftës së koalicionit global kundër DEASH-it.

Turqia gjithashtu jep edhe mbështetje në aspektin e ekspertëve civilë, ku luan rol të rëndësishëm në zbatimin e politikës së dyerve të hapur të NATO-s dhe zhvillimin e marrëdhënieve me partnerët në Ballkan, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın