Turqia

Turqia thërret të dërguarin e Iranit lidhur me komentet mbi operacionet në Irak

Ankaraja pret që Irani të mbështesë dhe jo të kundërshtojë luftën e Turqisë kundër terrorizmit, i tha Ministria e Jashtme turke ambasadorit Farazmand

Burak Bir  | 28.02.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Turqia thërret të dërguarin e Iranit lidhur me komentet mbi operacionet në Irak

Ankara

Turqia thirri ambasadorin iranian në vend për shkak të komenteve të cilat pretendonin shkelje të sovranitetit të Irakut, sipas burimeve diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke thirrur ambasadorin Mohammad Farazmand, Ministria e Jashtme turke shprehu kundërshtimin e vendit ndaj akuzave të ngritura nga i dërguari i Iranit në Bagdad, duke nënvizuar se Ankaraja po lufton organizatën terroriste PKK, e cila kërcënon stabilitetin, sigurinë dhe sovranitetin e Irakut, thanë burimet.

Më tej shtuan se Ankaraja gjithashtu i tha ambasadorit Farazmand se pret që Irani të mbështesë dhe jo të kundërshtojë luftën e Turqisë kundër terrorizmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.