Turqia

Turqia thërret ambasadorët e BE-së, Italisë, Gjermanisë për kontrollin e anijes

Në notën diplomatike thuhet se "incidenti është kundër ligjit ndërkombëtar dhe se të drejtat tona për kompensim janë të rezervuara"

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 24.11.2020
Turqia thërret ambasadorët e BE-së, Italisë, Gjermanisë për kontrollin e anijes

Ankara

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE), Italisë dhe Gjermanisë në kryeqytetin turk Ankara të hënën janë thirrur në Ministrinë e Jashtme të vendit për shkak të kontrollit të diskutueshëm të anijes me flamurin turk nga një mision detar i BE-së një ditë më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës ministri i Jashtëm, Sedat Önal, thirri ambasadorët e BE-së dhe Italisë, si dhe të ngarkuarin me punë të Gjermanisë, theksohet në njoftimin e ministrisë. 

Turqia u dha atyre një notë diplomatike për kontrollin e së dielës në anijen MV Roseline-A nën operacionin Irini, një mision evropian i nisur në fillim të këtij viti për të zbatuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Libi.

Në notë thuhet se "incidenti është kundër ligjit ndërkombëtar dhe se të drejtat tona për kompensim janë të rezervuara".

Më herët të hënën ministria dënoi kontrollin e paligjshëm të së dielës nga një fregatë gjermane.

Teksa anija nuk shkelte embargon, Turqia tha se, embargo po zbatohet në një mënyrë të njëanshme duke favorizuar kryekomandantin Khalifa Haftar.

Ministria më herët tha se anija turke po mbante vetëm bojë, materiale të bojës dhe ndihma humanitare në portin Misrata të Libisë.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i Muammar Gaddafit në vitin 2011.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın