Turqia

"Turqia synon të mirëpresë 1.5 milionë turistë ukrainas gjatë vitit 2021"

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), gjithsej 1 milion turistë ukrainas vizituan Turqinë vitin e kaluar

Muhammet Emin Horuz   | 10.06.2021
"Turqia synon të mirëpresë 1.5 milionë turistë ukrainas gjatë vitit 2021"

Stamboll

Nënkryetari i Shoqatës së Agjencive Turke të Udhëtimit (TURSAB), Ali Bilir tha se Turqia synon të mirëpresë gjithsej 1.5 milionë qytetarë ukrainas në 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

"Në periudhën para-pandemike, ne bëmë gjithsej 21.700 udhëtime në Ukrainë, e cila renditet e shtata në destinacionet e udhëtimit ndërkombëtar për qytetarët turq", tha Bilir në një ngjarje të organizuar në Stamboll.

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), gjithsej 1 milion turistë ukrainas vizituan Turqinë vitin e kaluar, shtoi ai.

Bilir gjithashtu tha se Ukraina dhe Turqia kanë zhvilluar marrëdhënie miqësore në fusha të ndryshme në vitet e fundit, megjithatë turizmi përbën një fushë të rëndësishme bashkëpunimi.

Duke vënë në dukje përfitimet e udhëtimit pa pasaportë midis dy vendeve, ai tha se kjo ka rritur turizmin në të dy palët.

Për të forcuar lidhjet ekonomike dhe humanitare, udhëtimi pa pasaporta midis Turqisë dhe Ukrainës filloi në qershor të vitit 2017.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın