Turqia

Turqia shënon Ditën kombëtare të Mësuesve

Dita e Mësuesve festohet çdo 24 nëntor që nga viti 1981

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 24.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Turqia shënon Ditën kombëtare të Mësuesve

Ankara

Turqia sot feston Ditën Kombëtare të Mësuesve, e cila shënon ditën kur Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Turqisë, mori titullin "kryemësues" në vitin 1928, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan publikoi ​​një mesazh duke nënvizuar rëndësinë e mësuesve për shoqërinë dhe vuri në dukje se vendi mund të arrijë qëllimin e tij të një shoqërie të fortë dhe një Turqie të fuqishme vetëm përmes një brezi të kualifikuar dhe një politike arsimore autentike dhe të brendshme.

Duke theksuar se qeveria do të vazhdojë të mbështesë së pari mësuesit, Erdoğan tha: "Ne e konsiderojmë si detyrë të forcojmë mundësitë financiare dhe sociale për mësuesit tanë, të cilët janë shtyllat e sistemit tonë arsimor, dhe t'u sigurojmë atyre një mjedis të qetë dhe të sigurt pune".

Ministri Kombëtar i Arsimit Ziya Selçuk dhe 81 mësues nga 81 provinca të Turqisë në mëngjes vizituan kompleksin e mauzoleut të Ataturkut në Ankara, Anıtkabir.

Po ashtu, mësuesit dhe nxënësit në gjithë vendin organizuan ngjarje të ndryshme, si marshime në rrugë, mbjellje të pemëve dhe vizita në varrezat e mësuesve të martirizuar nga grupi terrorist PKK.

Ndërkohë, nxënësit në gjithë vendin shfaqën vlerësimet e tyre për mësuesit në distancë për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Turqia rifilloi mësimin në distancë që nga 20 nëntori dhe është paraparë të zgjasë deri më 4 janar të vitit të ardhshëm.

Dita e Mësuesve festohet çdo 24 nëntor që nga viti 1981.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.