Turqia shënon 77-vjetorin e NATO-s, thekson rolin e saj në aleancë

"Sot festojmë 77-vjetorin e NATO-s, platformës kryesore për sigurinë euro-atlantike, pjesë e së cilës jemi që nga viti 1952”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë

Turqia sot shënon 77-vjetorin e NATO-s dhe thekson rolin e saj kyç në aleancë, transmeton Anadolu.

“Sot festojmë 77-vjetorin e NATO-s, platformës kryesore për sigurinë euro-atlantike, pjesë e së cilës jemi që nga viti 1952”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

Që nga fillimi, tha ministria, Turqia vazhdon të mbajë rolin e saj udhëheqës në Aleancë me “të njëjtin vendosmëri dhe qasje të sigurisë 360 gradë”.

“Si një ofrues kyç i sigurisë me ushtrinë e saj të fortë, kapacitetet e avancuara ushtarake dhe industrinë dinamike të mbrojtjes, Turqia jep kontribute konkrete dhe gjithëpërfshirëse për sigurinë euro-atlantike”, theksohet më tej.

“Duke pritur Samitin e NATO-s në Ankara më 7-8 korrik 2026, Turqia vazhdon të tregojë përkushtimin e saj të palëkundur ndaj Aleancës”, shtoi ministria.